Atentati me 4 viktima në Dobraç/ Gjykata e Shkodrës lë të lirë 4 efektivët e policisë

Gjykata e Shkodrës, ka dhënë masat e sigurisë për 4 efektivët e forcave Shqiponja që u arrestuan nga AMP pas masakrës në Dobraç më 30 Tetor, ku humbën jetën si pasojë e një atentati mafioz, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si edhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura dhe Bashkim Basha.

Gjykata e Shkodrës, vendosi të caktojë masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ dhe ‘ndalim i dalje jashtë shtetit’ dhe ‘pezullim nga detyra’ për efektivët: Blerim Kurmetaj, Viktor Logu, Juljan Sterkaj. Marta Martini

Dy policët patrulle dhe 2 të Shqiponjave në Shkodër u arrestuan më 20 nëntor 2024 nga AMP, pasi dyshohen se nuk siguruan vendin e ngjarjes për shoqërimin e personave për verifikim.

Katër efektivët u arrestuan me 20 Nëntor, pas një hetimi ndaj tyre nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohen se nuk ndaluan personin e tretë që ndodhej në makinë me dy shënjestrat e atentatit.

Mësohet se në makinë me Hamza Licin dhe Arlind Bushatin ka qenë edhe një person i tretë, identiteti i të cilit mbetet mister, ndërsa ka dyshime se është i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

 

 

Siç duket edhe nga foto ai është filmuar nga kamera amatore, i veshur me bluzë, xhaketë dhe pantallona të zeza.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë janë shoqëruar dhjetëra persona, por ende policia e Shkodrës nuk ka arritur të identifikojë autorët e kësaj ngjarje të rëndë e cila tronditi opinionin publik.

Po ashtu, policia e shtetit për të provuar shkencërisht dhe prezencën në makinë të viktimave dhe personit të tretë të mundshëm të plagosur, ka dërguar për ekzaminim në laborator prova të marra në vendngjarje si fije floku, gjurmë gishti, profile biologjike, profile djerse dhe gjaku për të zbuluar gjurmë të ADN-ve të secilit person që ndodhej në makinë, me qëllim identifikim shkencërisht të personit të tretë në makinë.


Shtuar 22.11.2024 13:43