Zbardhet Kosova, autoritetet rekomandojnë drejtuesit për kujdes nga bora dhe akulli në rrugë

Reshjet e shiut që kanë përfshirë Kosovën ditën e mërkurë, gjatë natës me kalimin në ditën e enjte u shndërruan në reshje bore me rënie të temperaturave, që zbresin në 0C e -2C orëve të mëngjesit, kur dhe pritet të pushojnë.

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.

IHK njofton se reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.
Instituti u rekomandon drejtuesve të mjeteve të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e zonave të larta dhe mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s. IHK për të premten parashikon mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm.

Në zonat malore parashikohen reshje bore, ndërsa edhe në disa pjesë të territorit reshjet e borës mund të përfshijnë edhe zonat mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes. Fundjava parashikohet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica.


Shtuar 21.11.2024 14:24

Tags: ,