Paralajmërimi i meteorologut Hakil Osmani: Ulje e ndjeshme e temperaturave, reshje dëbore shoqëruar me erëra të forta

Ditën e sotme, në një lidhje me Skype në News 24, meteorologu i njohur Hakil Osmani, dha parashikimin e motit për këtë javë.

Osmani tha se temperaturat në ditët në vazhdim, pritet që të bien. Ai tha se në Veri-Lindje, pritet që të kemi reshje dëborë.

Gjithashtu, meteorologu u shpreh se të premten priten reshje të dendura shiu, shoqëruar me erëra të forta.

Meteorologu Hakil Osmani: Nata vonë do jetë me vranësira dhe në mëngjes do kemi reshje shiu. Mesdita dhe pasditja nesër pritet të ketë reshje të dendura. Probleme do kemi në qarqet e veriut, por edhe në zona të tjera të vendit, në Tiranë, Elbasan, por probleme mund të ketë edhe në Durrës, Lezhë e Vlorë.

Era do të fryjë deri në 80 km/orë në det të hapur. Priten ulje të temperaturave dhe në veri-lindje pritet të bien reshje dëbore. Edhe të shtunën e të dielën do kemi ulje të temperaturave. Presim edhe prezencën e ngricës në rrugë, kryesisht në veri-lindje, prandaj shoferët duhet të kenë kujdes.

 


Shtuar 21.11.2024 14:15