Një grua është kthyer në tmerrin e qytetarëve në Gjirokastër, pasi i kërcënon me thikë në dorë, ku prej disa javësh tashmë, ajo del në rrugë duke kërkuar lëmoshë dhe ata që nuk i japin, u kthehet keq duke i ofenduar, intimiduar dhe duke u thënë se do i vrasë.
Pavarësisht denoncimeve, autoritetet nuk kanë marrë masa për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës.
“Është e papranueshme që një situatë e tillë të vazhdojë pa asnjë ndërhyrje.
Kjo nuk është vetëm një shqetësim për qytetarët, por një çështje e sigurisë publike”, shprehet një banor i qytetit për JOQ.