Prezantohet drejtuesi i ri i policisë në Vlorë

Ditën e sotme në Vlorë, Elidon Çela, do të prezantohet si drejtuesi i ri i policisë në këtë qark.

Çela do të marrë vendin e Ermal Muçajt, me këtë të fundit që nuk arriti të marrë pikët e nevojshme, duke u klasifikuar i 24- ti në garë.

Mësohet se; në Vlorë ka mbërritur edhe ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë, Ilir Proda.

Prezantimi i drejtorit të ri para strukturave të policisë Vlorë, do të bëhet me dyer të mbullura.

Më parë, Elidon Çela, ka mbajtur postin e drejtorit të AMP Tiranë.