Balliu: Njësoj si në SHBA, do të çlirojmë Shqipërinë nga pushteti Sorosist

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u shpreh se Njësoj si në SHBA, do të çlirojmë Shqipërinë nga pushteti Sorosist.

Fjala e Balliut:

Narkoshteti i Ramës u gjunjëzua përballë fuqisë së qyetarëve të Kavajës dhe tani narkoqeveria Rama – Soros do të gjunjëzohet përballë gjithë Shqipërisë.

Këtu qyteti është i pastër, koshat e plehrave janë të pastra, ndërsa Tirana është e mbytur nga llumi, sepse në Kavajë ka një kryetar Fisnik ndërsa në Tiranë ka një kryetar hajdut.

Sot i deleguari Salianji që korri fitoren me ju është në qeli sepse ai fitoi këtu bashkë me ju.
Sot Ilir Meta, Presidenti i Republikës, ish Kryeministri dhe kryetari i partisë së dytë më të madhe opozitare është arrestuar sepse ai kërcënon interesat e Edi Ramës

Sot Lideri i opozitës Profesor Doktor Sali Berisha është nën arrest sepse ai është kërcënimi numër 1 i pushtetit të Edi Ramës.

Por njësoj si në SHBA, siç i hoqi Trump Dumanët e Sorosit në Amerikë ashtu do të largojmë Dumanët e Sorosit në Shqipëri.


Shtuar 15.11.2024 19:50

Tags: ,