Gazment Bardhi bën deklaratën e fortë: Balluku dhe Veliaj gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin

Këtë të enjte, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka hedhur akuza në Kuvend se zv-kryeministrja Belinda Balluku dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, që janë gati të paguajnë edhe vrasës me pagesë, për të vrarë njëri-tjetrin për përplasjen që kanë brenda Partisë Socialiste.

Por, pas kësaj deklarate, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, doli në mbrojtje të dy kolegëve të saj në parti, duke u përplasur me Bardhin.

Ky i fundit iu kundërpërgjigj Spiropalit se të mos bëjë sikur e do Ballukun, pasi e di se çfarë thotë për të privatisht.

Pjesë nga diskutimi:

Bardhi: “Sa i takon probleme tonë ta brendshme, ne jemi të hapur dhe i bëjmë në publik. Ne nuk jemi Erion Veliaj dhe Belinda Balluku që vriten dhe janë gati të paguajnë vrasës me pagesë për të vrarë njëri-tjetrin”.

Spiropali: “Të lutem Zoti Bardhi, këto janë akuza të rënda, nuk janë retorikë politike…”.

Bardhi: “E para njëherë sa herë përmend Belindën bën sikur e mbron. E di shumë mirë sa e do, ndaj të lutem më lër ta mbaroj…”.

Spiropali: “Zoti Bardhi ju nuk lexoni dot zemra. Nuk lexoni dot sa e dua unë Belinda Ballukun…”.

Bardhi: “Di cfarë thua ti privatisht…”.

Spiropali: “O zoti Bardhi, jo akuza…”.

Bardhi: “Zemra nuk lexoj po di çfarë thua ti edhe ajo për ty privatisht për njëra-tjetrën”./Bnews

 


Shtuar 14.11.2024 12:46