Spanja po vuan një nga stuhitë më të rënda të këtij shekulli. Përmbytjet u kanë marrë 217 personave ndërsa shumë të tjerë janë ende të zhdukur në Valencia. E gjithë bota u sensibilizua me këtë fatkeqësi natyrore në Valencia, por frika është se mos ripërsëritet një stuhi e njëjtë.
Meteorologia Tanja Porja ka paraljmëruar se një stuhi e ngjashme pritet të prekë edhe Shqipërinë. Pas datës 10 nëntor, parashikohen reshje me intensitetit të lartë dhe rrebeshe shiu, të cilat do të sjellin rrezik për përmbytje në vendin tonë.
Sipas meteorologes, Shqipëria dhe tre vendet fqinje pritet të përballen me stuhi dhe rrebeshe intensive.
“Nga data 12, 13, 14 nëntor reshjet do të fuqizohen drejt lindjes duke përfshirë Italinë e jugut dhe territorin shqiptar që nga data 11 nëntor e në vijim reshjet me intensitet të lartë do të përfshijnë një pjesë të Ballkanit, Shqipërinë, Malin e zi dhe Kosovën, Maqedoninë e veriut. Reshjet priten të jenë 50-70 mm në një interval kohor 3 orësh. E gjithë kjo rrit riskun për përmbytje ne vendin tonë. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë”, – tha Porja.