Gjermania do të përballet me Hungarinë në ndeshjen e fundit të grupeve për “Euro 2020”.
Gjermania ka përballë Hungarinë në kuadër të ndeshjes së tretë të Grupit F të “Euro 2020”.
“Die Meinschaft” në rast të fitores do të kualifikohej nga dy vendet e para ose do të mund ta kryesonte grupin në rast të disfatës së Francës.
Hungaria në anën tjetër ka një pikë dhe me një fitore do të kualifikohej nga vendi i tretë, por që fitorja ndaj Gjermanisë do të ishte e vështirë të realizohej duke marrë parasysh motivimin e tyre.
Kimmich, Ginter dhe Havertz rretikojnë të mos paraqiten në ndeshjen e ardhshme në rast të ndëshkimit me kartonë të verdhë.
Formacionet e mundshme:
Gjermania: Neuer; Ginter, Hummels, Rüdiger; Kimmich, Gündoğan, Kroos, Gosens; Sané, Gnabry, Havertz
Hungaria: Gulácsi; Botka, Orbán, At. Szalai; Négo, Kleinheisler, Ádám Nagy, Schafer, Fiola; Ád. Szalai, Sallai.