Ditën e sotme Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të Bashkimit Europian vendosi të mos vendosë datë për konferencën e parë ndërkombëtare për negociata për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ka qënë Zv.Presidentja e BE, Paola Zacarias ajo e cila ka konfirmuar se nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Zacarias tha se sot nuk u arrit një dakordësi megjithëse bisedimet ishin të gjata.
Shkak është bërë veto-ja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, nga e cila e pësoi dhe Shqipëria.
“Ishte një ditë e gjatë por e mirë, kishim një takim produktiv. Morëm raportet e fundit për zgjerimin e BE. Pavarësisht të gjitha perpjekjeve nuk u bë e mundur të bihej dakord që të ketë një datë për Maqedoninë dhe Shqipërinë për çeljen e negociatave.. Shpresoj që të ndodhë në presidencën tjetër”, tha ajo. /albeu.com/