Më shumë se 43.000 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga lufta njëvjeçare në Rripin e Gazës dhe 101.110 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Këtë raport e ka publikuar Ministria e Shëndetësisë e Palestinës, duke theksuar se mbi gjysma e këtij numri janë gra dhe fëmijë.
Në këtë numër përfshihen dhe 96 viktimat e shkaktuara nga sulmet e dy ditëve të fundit në Gaza, tha ministria e cila udhëhiet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur grup terrorist nga SHBA dhe Bashkimi Europian.
Ushtria izraelite ka kryer një sulm në veri të Gazës, përfshirë ndaj një spitali, gjatë kësaj fundjave. Izraelët thanë se i arrestuan 100 militantë të Hamasit gjatë bastisjes në spitalin “Hamal Adëan” në Beit Lahiya, të premten.
Izraeli i ka sulmuar disa spitale në Gazë gjatë luftës njëvjeçare, duke thënë se Hamasi dhe militatë të tjerë i përdorin ato për qëllime ushtarake. Zyrtarët mjekësorë palestinezë i mohojnë këto akuza dhe e akuzojnë ushtrinë se po i rrezikon civilët.
Lufta mes Izraelit dhe Hamasit filloi pasi militantët e Hamasit i thyen pengesat kufitare në jug të Izraelit dhe u futën vrullshëm matanë kufirit, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke i rrëmbyer 250 të tjerë.