Mëngjesin e kësaj të hëne, kreu i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Ende nuk dihen arsyet se pse është thirrur Artur Roshi në SPAK, apo për cilën dosje do të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së.
Artur Roshi ka qenë deputet pas djegies së mandateve nga opoziota në shkurt të vitit 2019, teksa në zgjedhjet e kaluara të vitit 2021, ai garoi nën lokon e koalicion “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”, por nuk arriti dot të fitonte.