E rëndë në Prishtinë, vëllai plagos për vdekje vëllanë, shkak një mosmarrëveshje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se një person është therur për vdekje me thikë në rrugën “Tirana”. Sipas mediave në Kosovë se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje.

Gjithashtu bëhet me dije se një tjetër person është në QKUK ku po merr ndihmën mjekësore si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë. Policia ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 20:30.

“Ekipi shëndetësor ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat e tjera që kanë çuar deri te ky rast i rëndë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla tha se gjendja e të plagosurit është stabël.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla.


Shtuar 27.10.2024 23:14