Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama, mbajti një miting me shqiptarët e New York-ut në SHBA, në kuadër të turit me Diasporën para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.
Por duket se ky miting rezultoi zhgënjyes për kreun e qeverisë, përtej propagandës, jo vetëm për shkak të pjesëmarrjes së ulët, por edhe për shkak se u prit me protesta nga shqiptarët, si jashtë sallës, edhe brenda saj.
Ndërkohë, është regjistruar edhe një përplasje në rrugë mes kryeministrit Edi Rama dhe disa protestuesve.
Në videon e mëposhtme shfaqet momenti kur kryesocialisti, bashkë me bashkëshorten e tij, Linda Rama i drejtohen sallës ku u mbajt takimi, teksa disa shqiptarë i bërtasin, duke e etiketuar si legen, mafie, plehrë, apo edhe thirrjet “Rama ik”.
Kryeministri Edi Rama, i ka marrë me të qeshur këto etiketime, teksa i fton protestuesit në sallë, ndërkohë që ata i përgjigjen: “Ik ti para, ik se na more në qafë, ik se na le kalamajt rrugëve, hajdut”.