Arrestohet shqiptarja në Greqi, shkoi t’i vidhte paratë 84 vjeçares dhe e vrau

Një grua me origjinë shqiptare është arrestuar nga policia greke pasi dyshohet se ka vrarë me thikë një të moshuar 84 vjeçare në Kamena Vourla. Ngjarja është raportuar me 12 tetor në polici nga kushëriri i të moshuarës prej të cilës ai nuk kishte marrë asnjë lajm për më shumë se 24 orë.

Policia greke ka hedhur dyshimet e para se ngjarja mund të ketë ardhur si pasojë i një konflikti të çastit mes 84 vjeçares dhe 50 vjeçares shqiptare. Mediat greke kanë raportuar se ato së bashku kishin krijuar një marrëdhënie të mirë dhe të afërt ndërsa gruaja me origjinë shqiptare ishte e punësuar për tu përkujdesur për të moshuarën.

Dyshimet e para janë hedhur mbi një vjedhje parash nga ana e 50 vjeçares pasi ajo e dinte se ku i mbante paratë e moshuara.

Në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja janë gjetur gjurmë gjurmë këpucësh dhe njolla gjaku në tokë. Raporti mjekoligjor ka konfirmuar se e moshurara ka humbur jetën si pasojë e një goditje me mjet të mprehtë në shpinë.

Gruaja me origjinë shqiptarë është arrestuar nga policia dhe njëkohësisht është marrë në pyetje dhe bashkëshorti i saj.


Shtuar 22.10.2024 19:25