Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, plagoset një person

Një aksident është regjistuar pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Gjadrit. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Për pasojë ka mbetur i plagosur 1 person, i cili është dërguar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spital.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh në të njëjtin vend gjatë ditës së sotme, me një bilanc tre persona të plagosur. Të të dyja rastet po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtyre aksidenteve.


Shtuar 17.10.2024 18:48