4 arsye pse duhet të ushtroheni gjithmonë në mëngjes

Të gjithë mendojnë se mëngjesi ofron shumë përfitime në krahasim me pjesën tjetër të ditës. Sidoqoftë, nëse nuk ushtroheni në mëngjes atëherë është e nevojshme të gjeni pak kohë dhe t’i kushtoni rëndësi stërvitjes. Këto janë përfitimet kryesore të ushtrimeve sapo nisni ditën.

Bëni zgjedhje më të mira të mirëqenies gjatë ditës.

Kur e filloni ditën në mënyrën më të shëndetshme, dëshironi që të njëjtën gjë ta bëni dhe në mbrëmje.

Do të bëni një gjumë më të mirë.

Sipas ekspertëve, njerëzit që bëjnë stërvitje në 7 të mëngjesit, flenë më shumë, hyjnë në cikle më të thella të gjumit dhe ndihen më të relaksuar në krahasim me ata që ushtrohen më vonë gjatë ditës.

Ulet presioni i gjakut.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut shpesh kanë nevojë për ilaçe për të kontrolluar këtë gjendje. Por ndryshimet në stilin e jetës mund të jenë shumë të dobishme. Një studim tregoi se personat që ushtroheshin herët në mëngjes kishin presion më të ulët të gjakut me 10 përqind. Sa më shumë kalonte dita, aq më shumë zvogëlohej kjo përqindje.

Keni një humor më të mirë.

Ushtrimi jep endorfinë, një qetësues natyral për trupin. Nëse e filloni ditën tuaj me endorfinë, do të ndiheni më optimist dhe më pak të prirur për stres.


Shtuar 22.06.2021 09:57