Sherr i dhunshëm midis 7 personave, plagoset një efektiv i policisë

Një rrahje mes shtatë personave ka ndodhur të shtunën rreth orës 22:00, në Pejë.

Gjatë përleshjes, njëri nga personat e përfshirë në këtë incident kishte përdorur një mjet të fortë për të sulmuar personat e pranishëm.

Në vendin e ngjarjes kishin qenë të pranishëm edhe dy zyrtarë policorë – jashtë detyres zyrtare, të cilët kanë intervenuar në rast, ku gjatë intervenimit njëri nga zyrtarët policor ka pësuar lëndime të lehta trupore në dorë.

Të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të njëjtit kanë pranuar tretmanin mjekësor.

Katër dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar, pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Rasti nën hetime, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Pengim i personit zyrtar”.


Shtuar 13.10.2024 16:20

Tags: ,