Kuqezinjtë e Shqipërisë do të zbresin sot në orën 20:45 në Pragë për të luajtur ndeshjen e tretë të National League përballë Çekisë.
Një ndeshje mjaft e vështirë për kuqezinjtë, të cilët do të kërkojnë të rikthehen te fitorja.
Megjithatë skuadra rrezikon dy lojtarë për ndeshjene ardhsme përballë Gjeorgjisë në rast kartonësh.
Rregulloja e Ligës së Kombeve në fazën në grupe parashikon që një lojtar pezullohet pasi merr kartonin e dytë të verdhë në ndeshje të ndryshme, për takimin pasardhës. Kjo situatë bën pak më të komplikuar ndeshjen sot të Jasir Asanit dhe Thomas Strakoshës.
Të dy u ndëshkuan në ndeshjen e fituar 2-1 po në Pragë ndaj Ukrainës, dhe në momentin që ndëshkohen me një tjetër karton të verdhë, do të humbasin ndeshjen e radhës me kuqezinjtë.
I ndëshkuar me karton të verdhë, të cilin e mori në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë, është edhe Myrto Uzuni, por ky i fundit nuk është pjesë e grumbullimit pasi u tërhiq për shkak dëmtimi.