Aksident i trefishtë në Rrëshen, ka të plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të Rrëshenit.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa një nga makinat më pas ka devijuar nga korsia e rrugës dhe është përplasur me një tjetër mjet.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur shoferi i një prej mjeteve i cili është nisur drejt spitalit. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.


Shtuar 8.10.2024 17:02