Serie A/ Inzagi ndryshon 7 lojtarë për ndeshjen me Torinon, Asllani mbetet në stol

Paraqitja jo e mirë në derbin me Milanin i ka kushtuar shumë Kristjan Asllanit, i cili që prej atij takimi nuk ka marrë shumë minuta loje.

Ditën e sotme Interi do të sfidojë Torinon në “San Siro” dhe Simone Inzagi pritet që të ndryshojë përsëri ekipin krahasuar me formacionin, i cili luajti ndeshjen e vlefshme për Champions League në mesjavë.

Për duelin e sotëm Inzagi ka projektuar rotacion të rëndësishëm duke aktivizuar plot 7 lojtarë të ndryshëm nga 11-ja e cila mundi Cervena Zvezdën 4-0.

Mes emrave nuk figuron ai i Kristjan Asllanit. Për ndeshjen e sotme Inzagi i ka besuar Çalhanoglusë përsëri gabinën e regjisë.

Formacionet e mundshme

Inter (3-5-2): Zomer; Bisek, Açerbi, Bastoni; Darmian, Fratezi, Çalhanoglu, Mkhitarian, Dimarko; Lautaro, Thuram.

Torino (3-5-2): Milinkoviç-Saviç; Valukievic, Koko, Mazina; Pedersen, Riçi, Tameze, Iliç, Lazaro; Adams, Zapata.


Shtuar 5.10.2024 13:00