Foden bën të lumtur City-n: Po kthehem në formë

Goli i Phil Foden kundër Slovan Bratislavës në Ligën e Kampionëve jep idenë se çfarë i mungonte Manchester Cityt gjatë periudhës në të cilën anglezi u dëmtua.

Lojtari më i mirë i Premier foli për TNT Sports pas fitores 4-0: “Nuk mendoj se ishte e lehtë, duhet të kesh respekt për kundërshtarët. Ndonjëherë ishte e vështirë. Ndihem mirë, po kthehem në skemat e skuadrës”.

Anglezi vazhdoi në kanalet zyrtare të klubit:

“Ishte një mbrëmje e mrekullueshme për mua, padyshim që të jem atje përsëri më bëri të lumtur, ishte mirë të shënoja përsëri, por më e rëndësishmja ishte thjesht duke shijuar futbollin tim përsëri! Jam i lumtur me rezultatin dhe mënyrën se si kam luajtur. E kam pasur një fillim shumë të ngadaltë të sezonit, me pak lodhje, të jem i sinqertë”.


Shtuar 2.10.2024 17:59

Tags: