Aksident në autostradën Durrës-Rrogozhinë, traileri përplaset me barrierat e rrugës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, ku një trailer ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat ndarëse të rrugës.

Shoferi i mjetit është shoqëruar në spitalin e Kavajës si pasojë e tronditjes që ka pësuar, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet policia, e cila po bën këqyrjen dhe hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.


Shtuar 2.10.2024 17:31