Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 40-vjeçar pasi u kap nga policia duke transportuar emigrantë për kalim të paligjshëm kundrejt një shpërblimi.
Njoftimi i policisë:
Tiranë Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
U kap duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga një shtetas, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Tiranë kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
- B., 40 vjeç, banues në Korçë. Si dhe është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale G. N., 28 vjeç. Shtetasi E. B., në bashkëpunim me shtetas G. N., në rrugën e Elbasanit, është kapur duke transportuar 14 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim. /albeu.com/