Në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të Nismës për Europën Qendrore të zhvilluar në Kuvend, kryeparlamentarja Elisa Spiropali,u shpreh se Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit në BE.
Kryetarja e Kuvendit theksoi se vendi ynë, me rritjen e saj ekonomike dhe zhvillmet e brendshme, prodhon siguri, paqe e miqësi mes kombeve dhe popujve.
Elisa Spiropali: Vitet e fundit Shqipëria ka qenë protagoniste e rëndësishme e kontribute për siguri e paqe. Presidenca e OSBE dhe anëtarësia në Këshillin e Sigurimit, kanë dëshmuar lidershipin e vendit tonë për mbrojtjen e paqes dhe garantimin e sigurisë, luftën kundër terrorizmit, kundërshtimin e agresionit rus në Ukrainë, vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme dhe rajonet e trazuara të botës.
Me zhvillimet e saj të brendshme, rritjen ekonomike, kontributin në zhvillimet e integrimet rajonale, partneritetin si anëtare e denjë e NATO-s, arritjes drejt anëtarësimit në BE, Shqipëria është bërë sot një vend që prodhon sot kohezion, siguri e paqe, e miqësi mes kombeve e popujve.
Në çështjen e integrimit në BE, Shqipëria ka hedhur hapa të vendosur drejt anëtarësimit.