Një 39-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia gjermane në aeroportin e Shtutgartit.
Shqiptari është ndaluar të martën e 24 shtatorit teksa po i verifikohej identiteti pas zbritjes nga një fluturim i ardhur nga Prishtina.
Sipas kontrolleve të kryera rezultoi ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Gjykata e Nürtingen në Gjermani urdhëroi mbajtjen e tij në paraburgim, deri në vendimin për ekstradimin apo jo drejt Greqisë.