Skenari i krimit të pilotit 32 vjeçar, del fotoja e kutisë ku tha se fshehu paratë që i vodhën “grabitësit”

Edhe pse tashmë shfaqet i penduar për vrasjen e bashkëshortes së tij,  Carolinës piloti 32 vjeçar inskenoi fillimisht të gjithë skenën e krimit.

Ai hoqi kartën e memories nga kamerat e sigurisë, e mbyti teksa ishte në gjumë dhe më pas ndërtoi skenarin.

Në mediat greke, është publikuar fotoja e parë e një prej “gurëve” të lojës së Charalambos, vendi ku ishin fshehur lekët që sipas historisë së tij, vodhën 3 grabitësit inekzistentë.

Loja e tavolinës, “Monopoly”, ku në dëshminë e tij të parë, 32-vjeçari tha se kishte fshehur 9 mijë e 500 euro që grabitësit ia kërkuan dhe ai pa nguruar i tregoi vendin se ku ndodheshin.

Një rrëmujë të stisur ka krijuar piloti rreth kutisë së “Monopolyt”, që skenari i tij për grabitjen të bëhej sa më e besueshëm.

Por në dëshminë e tij të fundit, Charalambos tha se në atë kuti nuk ka pasur asnjëherë asnjë lekë dhe gjithçka ishte në funksion të përpjekjeve të tij për të mbuluar krimin.