TOKIO 2020/ Vetëm 10 mijë spektatorë japonezë do t’i ndjekin live

Vetëm 10 mijë spektatoë japonezë do të kenë mundësi të ndjekin Lojërat Olimpike Tokio 2020. Tifozët nga përtej detiti janë të ndaluar të marrin pjes.

Kapaciteti është përcaktuar në 10,000 spektatorë, me kusht që të mos kalojë 50% të kapacitetit të një vendi.

Lojërat Olimpike janë planifikuar të fillojnë në 23 korrik, ndërsa Paraolimpiadat pasojnë një muaj më vonë, nga 24 gusht.

Numrat e spektatorëve për Paraolimpiadën do të konfirmohen deri më 16 korrik.

Ekziston frika se Lojërat mund të shkaktojnë një rritje të infeksioneve të koronavirusit në Japoni. Si rezultat, Kryeministri Yoshihide Suga javën e kaluar inkurajoi publikun japonez të shikonte Lojërat në televizion, në vend që të merrnin pjesë personalisht në event./albeu.com


Shtuar 21.06.2021 10:50