Flirtimet dhe bisedat intime të At Nikolla Xhufkës me një mashkull, reagon Kisha Ortodokse: Nuk përfaqëson komunitetin tonë

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar pas publikimit në emisionin “Piranjat” të një materiali ku prifti At Nikolla Xhufka shfaqej teksa negocionte një takim intim dhe marrëdhënie seksuale me një mashkull tjetër.

Përmes një reagimi zyrtar Kisha Othodhokse shkruan se At Nikolla nuk përfaqëson komunitetin Orthodhoks.

Gjithashtu, ndër rreshta në këtë njoftim thuhet qartë se At Nikolla është i vetëshpallur si pjesëtar i komunitetit Orthodhoks dhe me qëndrimet e tij po dëmton rëndë interesat e Shqipërisë dhe të sigurisë Kombëtare.

Reagimi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë:

Nisur nga një video e shfaqur në emisionin “Piranjat” në TV “SYRI” ku shfaqet shtetasi i vetshpallur klerik i njohur mediatikisht me emrin Nikolla Xhufka, por zyrtarisht me emrin Niko Bllazhde, Kisha Othodhokse Autoqefale e Shqipërisë sqaron opinionin publik që z. Nikolla Xhufka nuk përfaqëson Komunitetin Orthodhoks.

Ai prej kohësh i vetshpallur si klerik orthodhoks duke dizinformuar opinionin publik dhe duke cënuar imazhin Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, por edhe duke paraqitur një precedent që cënon rëndë institucionet zyrtare fetare dhe deri në cënimin e sigurisë kombëtare duke u mbështetur nga disa individë që vetëm interesit të Shqipërise nuk i shërbejnë.

Prifti i vetëshpallur At Nikolla Xhufka është përfshirë në një episod të turpshëm që bënte fjalë për raport intim me dy personave të së njëjtës gjini.

Edhe përse nuk ndodhi, prifti pati biseda me personin e infiltruar nga emisioni investigativ “Piranjat”, duke shprehur gatishmërinë për të shkuar më tej në kryerjen e marrëdhënies seksuale. Këto biseda ndodhin gjatë kohës që At Nikolla Xhufka mban veshur veladonin.

Prifti ortodoks nga Elbasani, i cili në fakt nuk njihet si i tillë nga kisha Autoqefale shqiptare, ka fituar popullaritet për qëndrimet e tij kundër kryepeshkopit Janullatos, duke e mveshur personalitetin e tij me simbole patriotike, dhe duke u kthyer në një lloj heroi për nacionalistët.


Shtuar 14.09.2024 20:44