Lindi fëmijë me 31-vjeçarin, adoleshentja nga Mallakastra dhe familja e saj braktisin foshnjën: Nuk e duam

Një vajzë e mitur nga Fratari i Mallakastrës, ka sjellë në jetë një foshnje. 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku, por shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjën e sapolindur në maternitetin e Fierit.

Aktualisht, e mitura dhe foshnja gëzojnë shëndet të plotë, por rasti ka tronditur mjekët e maternitetit të cilët referuan ngjarjen në polici.

Të lidhura

None found

Si pasojë, policia ka shpallur në kërkim një 31-vjeçar nga Mallakastra, i cili sipas deklarimeve të vajzës është babai i foshnjes.

15-vjeçarja ka thënë në deklarimet e saj se ka kryer marrëdhënie s**suale me dëshirën e saj me të dhe ka mbetur shtatëzënë. Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma, e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së vajzës.

Psikologë të komisariatit dhe maternitetit të Fierit, po asistojnë qëndrimin dhe marrjen në pyetje të vajzës. E mitura u ka treguar fotot e 31-vjeçarit efektivëve të policisë si dhe identitetin e tij, por ka refuzuar të japë detaje duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.

Në deklarimet e para e ëma e 15-vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën duke e lenë vogëlushen e sapolindur në maternitet.

Por stafi mjekësor i ka kërkuar të presin, për të dërguar foshnjen në një qënder të posacme për foshnjat e sapolindura ne Tiranë.

Aty do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në befotrof. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19-vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës, ndërsa i ati është emigrant në Greqi.


güvenilir bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişproductos-dagustokahraman haberdeneme bonusu