Lana del Rey e mbajti të fshehtë identitetin e saj të vërtetë kur takoi për herë të parë partnerin e saj Jeremy Dufrene. Sipas burimeve rrethi i saj i ngushtë fillimisht ishte i bindur se ai po e ‘përdorte’ atë.
Lana, 39 vjeç, i habiti fansat në fillim të këtij muaji kur u pa me Jeremy, 49 vjeç, në Londër pas koncertit të saj në Leeds Festival, përpara se të shfaqej për të konfirmuar romancën e tyre në dasmën e Karen Elson në New York këtë fundjavë.
Tani, burime thonë për Daily Mail se Lana nuk e zbuloi menjëherë se kush ishte, pasi e pa se ishte ‘freskuese’ që Jeremy ‘nuk e kishte idenë’ kush ishte ajo, kur u takuan për herë të parë në një nga turnet e tij në 2019.
“Ata e kanë njohur njëri-tjetrin prej vitesh, por kanë filluar të takohen vetëm disa muaj më parë”, tha një burim i brendshëm për DailyMail. “Lana u takua për herë të parë me Jeremy në vitin 2019 dhe ata mbajtën kontakte.
“Ai nuk e kishte idenë se kush ishte ajo në atë kohë, gjë që ishte freskuese për të dhe ajo nuk e shpjegoi menjëherë. Ajo donte të shkonte në një turne me varkë, sepse është një gjë e madhe në Luiziana, por ajo kurrë nuk priste që të binte në dashuri me një kapiten varke.”
Kur Lana vizitoi sërish zonën në maj për të performuar në Hangout Fest, ata të dy ishin beqarë dhe u lidhën sërish.