Mbetën të bllokuar në Malin e Bardhë, gjenden të vdekur 4 alpinistë

Katër alpinistë, dy koreano-jugorë dhe dy italianë, të cilët ishin bllokuar për katër ditë në Malin e Bardhë pranë majës së Lefko Oros në Alpe, janë gjetur të vdekur, njoftuan autoritetet franceze të Haute-Savoie.

Ekipet e shpëtimit u përballën me vështirësi të mëdha për të arritur në zonën e izoluar për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Sipas burimeve zyrtare, alpinistët humbën jetën si pasojë e lodhjes ekstreme. Kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, ata gjetën fillimisht dy alpinistët koreano-jugorë dhe pranë tyre edhe dy italianët.


Shtuar 10.09.2024 19:05