FOTO/ Tajfuni i frikshëm shkakton kaos, 2 viktima dhe dëme të shumta në provincën kineze Hainan

Stuhia më e rëndë aziatike ka përfshirë dje rajonin kinez të Hainan me erëra të dhunshme dhe reshje të rënda që lanë të paktën 2 njerëz të vrarë e plagosën më shumë se 90.

Pamje të shumta të postuara në rrjetet sociale tregonin thyerje të dritareve e pemëve nga erërat që arrinin në 234km/ore.
Stuhia besohet se është dyfishuar në fuqi që prej ardhjes nga Filipinet ku kishte lënë disa viktima në fillim të javës. Dhe tajfuni njohur si Jagi u përplas në qytetin Venchang në Hainan duke shkaktuar dëme të shumta e duke lënë dhjetra mijëra pa energji elektrike, shkruan agjencia shtetërore  Xinhua.

Zyrtarët shtonin se mijëra anëtarë të grupeve emergjencës kishin dalë për ndihmë në terren dhe deri mëngjesin e sotëm energjia elektrike ishte rikthyer në shumicën e zonave.

Disa qindra mijera njerez jane urdheruar te evakuohen nga shtepite.

Aeroporti kryesor i rajonin pritej të rihapej pasditen e sotme.


Shtuar 7.09.2024 17:50