Të bekuar me një vajzë! “Dilara” e martuar me aktorin shqiptar

Epo të gjithë e njihni Dilarën! Një prej personazheve më të komentuar të serialit “Fate të Kryqëzuara” që bëri bujë kudo!

Aktorja, Ebru Özkan, ose siç ne e njohim, Dilara, ka një lidhje të ngushtë me shqiptarët. Dhe këtë e tregon më së miri jo vetëm lidhja që ka nëpërmjet ekranit por ajo është e martuar me një shqiptar.
Bashkëshorti i saj është Ertan Shabani, shqiptari me origjinë nga Shkupi i cili është gjithashtu aktor i njohur në Turqi. Çifti i famshëm i kinematografisë turke janë prindër të një vajze.
Aktori Ertan Shabani u shpërngul në Turqi në fillim të viteve 2000 dhe filloi aktrimin. Ai mori pjesë në dhjetra seriale dhe prodhime të kinematografisë turke dhe tani renditet në një ndër aktorët më në zë. Ertan Shabani është i martuar me Ebru Özkan që nga viti 2016.


Shtuar 7.09.2024 17:42

Tags: ,