Kampet e emigrantëve në Gjadër e Shëngjin/ Georgia Meloni porosi të vetëve: Bëni kujdes, do përpiqen të na vënë shkopinj me rrota

Kryeministrja e Italisë Georgia Meloni, ka deklaruar se brenda pak javësh do të jetë gati protokolli në lidhje me qendrat e pritjes së emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin.

Ajo u ka dhënë porosi anëtarëve të partisë së saj që të jenë të kujdesshëm, pasi do të jenë nën vëzhgimin e të gjithë botës.

Të lidhura

None found

“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe skrupuloz ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi mbi ne. Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e menaxhimit të emigracionit të parregullt. Ata të cilët janë të interesuar që emigracioni i paligjshëm të vijojë, do të përpiqen të na vënë shkopinj nën rrota”, ka thënë Meloni, sipas Ansa.


Shtuar 5.09.2024 13:32