Një banesë, në fshatin Shtyllë të njësisë administrative Vithkuq, është përshirë nga flakët e zjarrit.
Mësohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi, e cila ka shpërthyer në katin e dytë të një godine.
Sipas të dhënave nga shërbimi zjarrfikës dhe siç mund të shihet nga pamjet, zjarri ka djegur totalisht orenditë e një dhome, ndërsa ka rrezikuar të përhapej edhe në ambientet e tjera të shtëpisë si edhe godinat ngjitur saj.
Ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses, bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve. Nga ngjarja nuk raportohen te lënduar.