Ngjarje e rëndë në Tiranë/ 53-vjeçari gjendet i vdekur në banesë

Këtë të martë në rrugën “Ymer Sallaku” në kryeqytet, ka ndërruar jetë në banesë një 53-vjeçar. Paraprakisht dyshohet se 53-vjeçari ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

“Më datë 27.08.2024, rreth orës 14:30, në rrugën “Ymer Sallaku”, ka ndërruar jetë në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. V., 53 vjeç.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 27.08.2024 16:46

Tags: ,