Zjarr i madh në pyllin e Sodës në Vlorë, rrezikojnë disa banesa

Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në Pyllin e Sodës në qytetin bregdetar të Vlorës. Burime për media bëjnë me dije se zjarri po merr përmasa të mëdha për shkak se era e fortë e kësaj mbrëmje po përhap me shpejtësi flakët.

Mësohet se si pasojë e zjarrit të madh rrezikojnë edhe 10 banesa që ndodhen pranë zonës që ka rënë zjarri.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.


Shtuar 26.08.2024 23:34

Tags: ,