VIDEO/ E frikshme! Momentet e tmerrit të turistëve shqiptarë në autobus në Korfuz, shoferi lëshon timonin, i binte vetes me grushte e ulërinte

Korfuz- Një video që qarkullon në rrjetet sociale tregon një moment të frikshëm të disa turistëve, mes tyre dhe shqiptarë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar në autobus në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Në video e cila ka marrë shumë reagime në Tik Tok duket shoferi i autobusit I cili bërtet në greqisht dhe e nget autobusin në mënyrë të papërshtatshme duke krijuar panik tek pasagjerwt, gati 60 turistw qw janw terrorizuar nga sjellja e shoferit.

Në një video të publikuar në faqen “Qytetarët” në ‘Tik Tok’, pushuesit rrëfejnë situatën e frikshme që iu desh të përjetonin nga shoferi i linjës. Ata pretendojnë se shoferi mund të ishte i droguar, pasi arriti të lëshonte timonin dhe i binte me grushta vetes, derisa i nxorri jashtë të gjithë pasagjerët, duke i sharë

Rrëfimi i shqiptares 

“Skandali që ndodhi sot në Korfuz, po shkonim në plazhin Barbat dhe kur po ktheheshim ishim më shumë se 50 veta, gjysme ishin në këmbë. Shoferi me shumë mundësi është drogaxhi, ai filloj duke ulëritur që në fillim duke sharë dhe duke mallkuar. Ne fillim nuk po merrnim vesh çfarë kishte dhe çpati të gjithë po qeshnim në fillim, por pastaj u bë e frikshme sepse filloj duke lëshuar timonin dhe duke i qëlluar vetes me grushta. Një burrë anglez i ulëriti nga pas dhe ai ndaloi në qytet, na zbriti aq shpejt dhe na ndaloi në mes të rrugës e ulëriti “dilni se ju q** r***” dhe dolëm të gjithë,”-shkruan një prej pasagjerëve, që dhe ka filmuar ngjarjen.

Vajza ka shtuar se i’u është dashur të bëjnë 50 minuta, 1 orë rrugë në këmbë bashkë me çantat dhe valixhet e rënda në duar. Shoferi i kishte ndaluar në Ipsos, kur destinacioni që duhej ishte Kteli. Gjithashtu përmend se agjencia e autobusave është kontaktuar dhe se nuk ka patur një reagim nga ata përpos faktit që kanë pohuar se shoferi ishte një person që konsumonte drogë.

Incidenti ka ngritur një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur shqetësimin e tyre dhe kanë kërkuar që të merren masa të menjëhershme për të adresuar këtë sjellje të papranueshme. Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë kërkuar një hetim të thelluar dhe sanksione për shoferin në fjalë, ndërsa të tjerë kanë bërë thirrje për përmirësimin e standardeve dhe trajnimeve për shoferët e transportit publik.

@tucjaaaaa

Today we went on a tourist trip to a beach on Corfu Greece. The bus was late about 15 minutes and when the bus came it had about more than 50 people. A lot of people didn’t have a seat where to sit down so they stayed on their feet. The bus driver saw them and was Circus screaming in the beginning him because it was Greek nobody could understand them only a few people, but they did not have the guts to stand up but after five minutes he started driving like crazy very fast and started screaming in Greek, punching himself, punching the window, punching the steering wheel letting go of the steering wheel and said in the beginning before I started recording if you guys don’t get off I’m gonna crash this bus into a wall. I started recording at the end but after five minutes he dropped us off and screamed at every tourist to get off the bus, please be careful where you travel grgreektiktokrgreekrgreektviviralvideoiviralyfypppppppppppppppppppppppy#fyp

♬ original sound – .

 


Shtuar 24.08.2024 23:02