I dënuar nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për përndjekje, arrestohet 32-vjeçari i shpallur në kërkim

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga blutë e Fierit.

Sipas komunikatës, A.R., 32 vjeç, banues në Mbrostar rezulton i dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Fierit për veprën penale të përndjekjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, thotë policia.

Njoftimi i policisë;

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim A. R., 32 vjeç, banues në Mbrostar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim për veprën penale “Përndjekja”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 24.08.2024 17:04