Kryeqyteti i Rusisë, Moska, ka raportuar sot një numër rekord të rasteve të reja me koronavirus për të dytën ditë me radhë.
Rusia ka raportuar 17,906 raste të reja, prej të cilave 9,120 janë në Moskë, duke e çuar kështu numrin e përgjithshëm në 5,299,215.
Task forca qeveritare e koronavirusit ka konfirmuar 466 vdekje të lidhura me koronavirusin në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e të vdekurve në 128,911.
Agjencia shtetërore e statistikave, e cila mban shifra të ndara, ka thënë se Rusia regjistroi rreth 270,000 vdekje në lidhje me Covid-19 nga prilli 2020 deri në prill 2021./albeu.com