Greqia nuk gjen qetësi, lëkundje tërmeti në zonën e Kretës

Një tërmet me magnitudë 3.6 ka ndodhur në ishullin e Kretës, në Greqinë jugore, të hënën, sipas një vlerësimi nga Instituti Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës.

Nuk raportohet për dëme.

Lëkundjet u regjistruan në orën 7:32 me orën lokale shtatë kilometra në jugperëndim të zonës së Arvit, në bregun jugor të ishullit. Thellësia fokale e tërmetit u vlerësua në 43.5 kilometra.

Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC) dha një vlerësim 3.7 për tërmetin.


Shtuar 19.08.2024 12:53

Tags: ,