Artistja e madhe Rajmonda Bulku feston ditëlindjen, nuk do ta besoni sa vjeç mbush aktorja

Artistja e madhe, Rajmonda Bulku më 16 gusht ka festuar ditëlindjen dhe mbushi 66- vjeç.

Bulku, e lindur dhe rritur në Tiranë, edhe pse tashmë është bërë disa herë gjyshe, por duket koha ka ndalur për aktoren pasi ajo vazhdon të ruajë po të njëjtin shkëlqim.

Rajmonda Bulku hyri në rrugën e kinematografisë kur ishte fare e re. Nxënëse në vitin e tretë te shkolles se mesme, ajo debutoi në 1976 në filmin ‘Dimri i fundit’. Pas përfundimit të gjimnazit, nis punë si montazhiere në Kinostudio “Shqipëria e Re” e më tej ndjek studimet në Institutin e Lartë të Arteve, ku diplomohet në degën e dramës në vitin 1985.

Pas diplomimit Rajmonda u emërua në Teatrin Kombëtar ku ka interpretuar në shumë role kryesore, megjithatë famen e vërtetë ia sollën rolet në filma.

Ajo shënon mbi 20 role në filma dhe plot të tjerë në teatër, e është nderuar me disa çmime. Perveç aktrimit, Bulku u bë për disa kohë edhe pjesë e politikës e u përfshi në lëvizjen studentore të dhjetorit.


Shtuar 17.08.2024 10:45