Opozita protestë para bashkisë së Tiranës, policia bllokon rrugët e kryeqytetit

Sot në orën 11:00 opozita do të zhvillojë një protestë para bashkisë së Tiranës, ndërsa policia ka publikuar edhe një plan masash për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.
Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 09:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.


Shtuar 15.08.2024 08:52