Përfundon aventura e Xherdan Shaqirit te Chicago Fire

Ka përfunduar aventura e shqiptaro-zviceranit Xherdan Shaqiri te Chicago Fire. Klubi amerikan dhe lojtari kanë rënë dakord për të ndërprerë kontratën.

“Pas diskutimeve me Xherdanin, kemi rënë dakord reciprokisht që ndarja e rrugëve është në interesin më të mirë të të gjitha palëve.”, tha drejtori Sportiv i kubit amerikan Georg Heitz

“Mendoj se është koha e duhur për mua që të eksploroj mundësi të reja në karrierën time. Dua të falënderoj klubin dhe tifozët për mbështetjen e dhënë gjatë kohës sime te Chicago. IU uroj vetëm suksese në të ardhmen”, ka thënë Shaqiri.

Mesfushori sulmues largohet nga Chicago Fire pas 2 sezonesh ku në 69 ndeshje të luajtura shënoi 14 gola.


Shtuar 14.08.2024 19:59