SEC padit në gjykatë firmën kripto për mashtrim

Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë (SEC) paditi në gjykatë startupin kripto NovaTech të cilin e akuzon për mashtrimin me 650 milionë dollarë të 200 mijë investitorëve në mbarë botën.

SEC thotë se NovaTech, themeluar në 2019-ën nga çifti Cynthia dhe Eddy Petion, joshte investitorët duke premtuar fitime të mëdha në kripto.

NovaTech përdori vetëm një pjesë të investimeve për tregtim ndërsa pjesën më të madhe të tyre e përdorin për të paguar investitorët e hershëm si dhe komisione për promovuesit e skemës.

Çifti mori miliona dollarë nga investitorët sipas SEC. Dhe kur kompania kolapsoi, shumica e konsumatorëve nuk mund të bënin tërheqje. Krahas themeluesve të NovaTech, në padinë e SEC përmenden edhe promovuesit si Martin Zizi, Dapilinu Dunbar, James Corbett, Corrie Sampson, John Garofano dhe Marsha Hadley.

Padia kundër NovaTech është zhvillimi më i fundit i një serie hetimesh dhe padish ndaj sipërmarrjeve kripto. Në 2020-ën SEC paditi Ripple, zhvilluesin e blockchain-it dhe kriptomonedhës XRP duke qenë se ka shitur 1.3 miliardë dollarë XRP në 2013-ën tek investitorët ndërsa agjencia e konsideronte kriptoasetin si letër me vlerë. /PCWorld Albanian

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.


Shtuar 13.08.2024 15:42