Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Humb jetën 17-vjeçari, plagoset rëndë vëllai i tij i mitur (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut, me pasojë vdekjen e një 17-vjeçari.

Sipas mediave maqedonase, ngjarja është regjistruar në afërsi të fshatit Bllacë të Shkupit.

Një autobus është përplasur me një makinë, në të cilën ndodheshin dy të mitur.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar rëndë vëllai 13-vjeçar i të ndjerit, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

 


Shtuar 13.08.2024 12:56