“Ethet e Nilit”/ Mjeku Ilir Alimehmeti bën deklaratën e fortë: Kemi mijëra të infektuar, qeveria nuk publikon raporte

Mjeku Ilir Alimehmeti, ka komentuar infektimet në Shqipëri nga ‘Ethet e Nilit’. Ai theksoi se qeveria nuk publikon raporte dhe se të gjithë fqinjë në balllkan kanë raste, mirëpo qeveria nuk i ka trasmetuar rastet.

Gjithashtu, mjeku Ilir Alimehmeti, ka komentuar infektimet në Shqipëri nga ‘Ethet e Nilit’, duke theksuar se qeveria nuk publikon raporte dhe se të gjithë fqinjë në balllkan kanë raste, mirëpo qeveria nuk i ka trasmetuar rastet.

Vdekshmëria nga kjo sëmundje është e shkallës 0.1%, PRA 1 NË 1000 humb jetën , pra nëse ne kemi 3 humbje jete , atëherë domethënë që kemi mijëra të infektuar.

Pozitive ama është që në 1000 vetë, 800 nuk kanë asnjë simptomë fare, pra janë asimptomatik, e kalojnë krejt lehtë, nga keta 2000 që mbetën, përgjithsisht kanë shenja të lehta, dhimbje barku, dhimbje muskujsh, temperaturë, pra shenja të lehta , jo shume specifike.

Ama nga këto 1000, 10 prej tyre do të shfaqin simptoma të prekjes së sistemit nervor qëndror. Dhe këto janë rastet që flet ministria, dhe të gjithë të tjerët i harron, pra 99% të rasteve i harron.

Menjëherë në zonat ku këto raste janë shfaqur, duhet bërë një dezinsektim i madh i zonës, tha Alimehmeti.