DOKUMENTET/ PD: Një tjetër vjedhje në bashkinë Tiranë, Veliaj i jep tendera të shumtë burrit të zyrtares së tij

Partia Demokratike vazhdoi denoncimin e skandaleve të shumta të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denoncoi një tjetër rast, ku Veliaj i ka dhënë tendera të shumtë zyrtares së tij.

Sipas saj, bëhet fjalë për Besjona Dede Mehmetajn, që ka fituar tenderat përmes kompanisë së burrit të saj, Lulëzim Mehmetaj.

Madje ky i fundit ka marrë edhe statusin e investitorit strategjik.

DEKLARATA E ZEDHENESES SE ANTIKORRUPSIONIT NE PD, GENTA VANGJELI:

Prej 19 javësh opozita proteston në dyert e blinduara të bashkisë Tiranë dhe përballë një kryebashkiaku të veshur me antiplumb.

Dyert e bashkisë do t’ja rrëzojmë për t’i hapur rrugë popullit, ndërsa antiplumbin ta gëzojë si dhuratë nga ata që ka frikë.

Ajo që e shqetëson Partinë Demokratike nuk janë masat mbrojtëse të Veliajt, por përmasat që marrin vjedhjet e tij dhe të bashkëpunëtorëve.

Njollën e tyre nuk e fsheh dot asnjë antiplumb dhe derë e blinduar. Një tjetër vjedhje ka hedhur rrënjë në bashkinë Tiranë.

Bëhet fjalë për punonjësen me funksione të ndryshme në kohë të Erjon Veliajt, Besjona Dede Mehmetaj, që me firmën e Veliajt përfitoi kontrata publike me anë të subjektit.

Në 8 Shkurt 2016 kontratën për tenderin që i kushtoi qytetarëve 80 ditë protesta me objekt: “Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit”, me vlerë 708 mijë euro sëbashku me shtesën e kontratës të lidhur më 04.08.2017; të cilat përfshinin edhe trenin për fëmijë që sipas qytetarëve nuk është vendosur në punë ndonjëherë edhe pse u prenë pemë për këtë qëllim.

Në 5 Shkurt 2018 kontrata me UKT Tiranë me objekt : “Furnizimi me ujë dhe rrjet Kanalizimi për objektin: Rehabilitimi i vendbanimeve të Komunitetit Rome” me vlerë rreth 77 mijë euro lidhur me bashkim operatorësh pjesë e të cilëve ishte edhe kompania ( Star-Tek Shpk).

Në zbatim të VKB VKB 53 dt: 26:4/2018 Për përcaktimin e procedurës për negocimin me zhvilluesit privat të cilët kërkojnë të lidhin  marrëveshje sipërmarrje/shkëmbimi me Bashkinë e Tiranës për zhvillimin e pasurive në pronësi të saj, “Startek”shpk e bashkëshortit të Besjona Dede Mehmetaj  lidhi kontratën si sipërmarrës për një pronë publike me firmën e Erion Veliajt.

Startek”shpk e bashkëshortit ( Lulëzim Mehmetaj )të punonjëses së Veliajt Besjona Dede Mehmetaj është miratuar nga Edi Rama  me anë të vendimit 2/3 dt 2.9.2019 dhe mban statusin e investitorit strategjik për projektin e investimit me potencial strategjik “Dhërmi Resort“ në një sipërfaqe totale prej 133.000 m2 në Zonën Kadastrale Nr. 1481, Himarë, vlera e investimit 13.7 milion euro.

Si mund të mos përfshinte në pazaret e tij Erjon Veliaj bashkëshortin e punonjëses së tij në procesin e rindërtimit …

Prandaj në 23 Tetor 2020 ata lidhën kontratën për tenderin e kufizuar në kuadër të procesit të rindërtimit me objekt : “Ndërtimi i shkollës “Sami Frashëri” me vlerë të kontratës 5.6 mlion euro ose 99.9 % të fondit Limit.

Qyetarët e kanë kuptuar se kush është Erjon Veliaj dhe si i ka shpërdoruar ai takstat e tyre po SPAK a e ka kuptuar apo akoma do vijojë me arrestime punonjësish ndërsa nënshkrimi është  i Veliajt…..

 


Shtuar 3.08.2024 11:55