Publikohen pamjet e sherrit brutal mes Noizyt, miqve të tij dhe personazhit të Tik-Tokut Medi Iseni.
Video e dhunës brutale ndaj Isenit është publikuar nga Stresi, i cili ka patur përplasje të hershme në distancë me të.
Sipas asaj që flitet, Medi është dhunuar si hakmarrje ndaj ofendimeve të rënda që u ka bërë Stresit dhe personave të tjerë përmes videove në rrjetet sociale duke ia përmendur edhe familjarët.
Stresi që flitet se ka qenë i pranishëm në sherrin e ndodhur në një diskotekë në Pejë, nuk ka marrë pjesë në rrahjen e Medit.
Med Iseni e akuzoi Arkimed Lushën pas dhunës ndaj tij se e kishte prerë në besë në ambientet e klubit, duke e mbyllur në prapaskenë, teksa aty hynë disa persona të cilët e dhunuan.
Megjithatë, ai ia ka publikuar videon, dhe i ka dhënë një mesazh, të cilin e ka fshirë vetëm pak minuta më pas.
@gaxhai_